TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Mars 2026, 17:59

“Duhej të ndërhynte VAR-i”, shoqata e arbitrave në Itali pranon gabimin në ndeshjen Inter-Atalanta

Shkruar nga Pamfleti

“Duhej të ndërhynte VAR-i”, shoqata e arbitrave në

Ndeshja më e fortë e fundjavës në Serinë A, ajo mes Interit dhe Atalantës, u mbyll në barazim 1-1, duke u shoqëruar me polemika të forta rreth vendimeve të arbitrimit. Kryesuesit e kampionatit, Interi, pretenduan se janë dëmtuar nga gjyqtari në disa momente kyçe të sfidës.

Një pjesë e këtyre pretendimeve është pranuar edhe nga përfaqësues të Shoqatës së Gjyqtarëve Italianë. Dino Tomasi, në analizën e bërë në emisionin “Open VAR” në DAZN, komentoi episodet më të diskutueshme të takimit.

Rasti i parë lidhet me golin e barazimit të Atalantës për 1-1, ku Interi pretendoi për faull të Sulemana ndaj Dumfris. Sipas Tomasit, vendimi i gjyqtarit ishte i drejtë.

Nuk ka shtyrje. Dora është e vendosur lehtë dhe nuk ushtron presion. Edhe kontakti poshtë është vlerësuar, por nga të gjitha pamjet nuk rezulton faull. Vendimi në fushë dhe analiza në VAR janë të sakta”, u shpreh ai.

Një tjetër episod i diskutueshëm ishte kontakti mes Skalvinit dhe Fratezit në zonën e Atalantës, ku Interi kërkoi penallti. Nga komunikimi në VAR u pranua se kishte kontakt, por ai u konsiderua i lehtë.

Kontakti është, por shumë i lehtë”, dëgjohet në regjistrim, ndërsa arbitri kryesor Manjanielo shton: “Po, e prek lehtësisht”.

Megjithatë, ndryshe nga rasti i parë, Shoqata e Gjyqtarëve Italian vlerëson se në këtë episod është gabuar dhe se vendimi mund të kishte qenë ndryshe.

Manjanielo në fushë thotë e prek lehtësisht, VAR-i mbështet zgjedhjen e tij. Në realitet, Fratezi i paraprin Skalvinit dhe është në mundësinë për të luajtur topin, merr një shkelm dhe kjo është një penallti. Mund të shihej në fushë, salla e VAR-it duhej të kishte ndërhyrë për rishikimin e pamjeve nga kryesori”, tha Tomasi duke bërë të qartë se për këtë episod, tek Interi kishin të drejtë.

 

inter atalanta

Lini një Përgjigje