
Bërnli është mposhtur në shtëpi nga Çesli, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12 të Premier Ligës. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Turf Moor”, përfundoi me shifrat 0-2.
Golat për “Blutë e Londrës”, u shënuan nga Pedro Neto dhe Enzo Fernandez. Ndërkohë që minuta në këtë ndeshje kishte edhe për Armando Brojën.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e nisi duelin nga stoli, teksa u aktivizua në minutën e 72. Ai mori vendin e Flemming dhe bëri deri diku paraqitje pozitive. Në fund të duelit pati frikë për sulmuesin kuqezi, pas një ndërhyrja nga Shalobah.
Broja mbeti i shtrirë në tokë, duke dhënë përshtypjen e një dëmtimi e duke krijuar frikë në kampin e Bërnlit. Megjithatë u ngrit në këmbë dhe vazhdoi lojën.
Kështu, ekipi i shqiptarit mbetet në vendin e 17 me 10 pikë. Në krahun tjetër, ish-ët e tij, Çelsi shkon në kuotën e 23 pikëve duke mbajtur vendin e 2 në Premier Ligë.
Lini një Përgjigje