TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Maj 2025, 17:39

“E pabesueshme sa shumë i besojnë lojtarët Silvinjos”, ish-trajneri i Partizanit për sfidën me Serbinë: Minusi më i madh, mungesa e krijimtarisë në sulm

Shkruar nga Pamfleti

“E pabesueshme sa shumë i besojnë lojtarët

Nuk e mendon aspak diçka të tillë. Një trajner serb, që e njeh mirë Shqipërinë, ka komentuar ndeshjen e 7 qershorit, dhe ky është ish-njeriu i stolit i Partizanit, Aleksandër Veselinoviç.

Në një intervistë për median e Beogradit, “Alo”, ai hedh poshtë zhurmën që është ngritur se kombëtaren e Serbisë e pret ferri në Tiranë.

Tekniku 55-vjeçar beson se masat e marra në kryeqytetin shqiptar do të bëjnë punën e tyre.

Jo! Do të bëjnë gjithçka që ndeshja të organizohet maksimalisht siç duhet. Presidenti i tyre Duka është në raport të shkëlyqer me UEFA-n, është krah më krah me presidentin Çeferin. Kur flet me presidentin Infantino, janë si vëllezër. Bashkë me Shqipërinë, do të organizojmë Europianin për të rinj. Nuk kanë interes që të ndodhë ndonjë gjë që t’i njollosë. Edhe vetë UEFA nuk mendon se do të ndodhë ndonjë gjë e keqe”.

Natyrisht, Veselinoviç pyetet se cili është niveli i kombëtares shqiptare, që do të luajë ndaj Serbisë.

Është një kombëtare që mbrohet fort, është e bashkuar dhe e sakrificës. Me këtë merret ndihmës trajneri Zabaleta. Shqiptarët luajnë gjithmonë me përgjegjësi maksimale, ndërsa minusi më i madh është që nuk kanë krijimtari në sulm. Gjithsesi, mbahen fort. Është e pabesueshme sesa shumë lojtarët i besojnë trajnerit. Braziliani ka bërë punë të madhe dhe ka sjellë ndryshim pas disa viteve me trajnerë italianë”.

Veselinoviç vlerëson “Arenën Kombëtare” në Tiranë, si stadium modern dhe sidomos tepër akustik, ku ndihet fort jehona e brohoritjes së tifozëve.

aleksandër veselinoviç ish-trajneri i partizanit ndeshja shqipëri-serbi

Lini një Përgjigje