Sport30 Dhjetor 2023, 16:06

Çelsi triumfon në transfertë ndaj Lutonit me Brojën titullar, sulmuesi kuqezi 62 minuta në fushë

Shkruar nga Pamfleti

Çelsi triumfon në transfertë ndaj Lutonit me Brojën

Çelsi për pak sa nuk bën “harakiri” në sfidën me Lutonin në transfertë, ku “Blutë e Londrës” triumfuan me rezultatin 2-3.

Deri 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, takimi dukej i mbyllur, pasi ekipi i drejtuar nga Poçetino kishin shënuar tri herë me Palmer, i cili realizoi dopietë dhe goli i Madueken, por Lutoni u zgjua krejt papritur duke realizuar dy gola brenda gjashtë minutash me Barkli dhe Adebajo.

Çelsi përjetoi ankth në minutat shtesë, pasi vendasit u hodhën në sulm për të shmangur humbjen, por nuk pati më gola të tjerë.

Kujtojmë që Armando Broja e nisi nga minuta e parë në fushë, duke u zëvendësuar në minutën e 62 nga Nkunku.

çelsi luton premier liga