TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shkurt 2026, 19:11

Ernest Muçi fantastik, sulmuesi shqiptar dhuron spektakël dhe “çon peshë” stadiumin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Muçi fantastik, sulmuesi shqiptar dhuron spektakël dhe

Ernest Muçi vijon sezonin spektakolar me Trabzonsporin. Sot ka asistuar golin e radhës, për të zhbllokuar ndeshjen në transfertë me Samsunspor që vlen për javën e 21-të të Superligës turke.

Ishte minuta e 23-të e ndeshjes, kur Muçi mori topin në krahun e djathtë të sulmit. Krosimi i tij me këmbën e majtë gjeti Onuaçu, që goditi me kokë dhe dërgoi topin në rrjetë.

Në dy javët e kaluara të kampionatit, Muçi nuk kishte kontribuar me gol apo asist. Sot e bëri duke u rikthyer sërish si protagonist, ndërsa më parë këtë javë shënoi dhe asistoi në Kupë.

Kartonin e Muçit, që është i huazuar, e zotëron Beshiktashi. Megjithatë duket çështje kohe, që Trabzonspori të paguajë rreth 8 milionë euro për të përfituar shërbimet e tij përfundimisht.

ernest muçi sulmuesi i kombëtares trabzonspor

Lini një Përgjigje