TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Maj 2025, 21:54

Espanjoli siguroi mbijetesën në La Liga në javën e fundit, shikoni festën e çmendur të skuadrës së Marash Kumbullës (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Espanjoli siguroi mbijetesën në La Liga në javën e fundit,

Espanjoli i Marash Kumbullës, arriti të shpëtonte sezonin, pas triumfit 2-0 ndaj Las Palmas në duelin e fundit të La Ligës, teksa triumfuan me rezultatin 2-0.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, nuk ishte i pranishëm në këtë përballje për shkak kartonash, teksa golat e Puados dhe Millas i siguruan 3 pikë të arta Espanjolit që e mbylli kampionatin në kuotën e 42 pikëve, 2 më shumë se Leganes që u pozicionua në vendin e 18-të duke rënë nga kategoria.

Në fund të sfidës ndaj Las Palmasit, një festë elektrizuese shpërtheu në kampin vendas, ku tifozët e Espanjolit pushtuan fushën duke festuar me lojtarët. Pamjet ndërkohë janë duke bërë xhiron e rrjetit.

espanjol skuadra spanjolle

Lini një Përgjigje