
Ceremonia e shkurtër para fillimit të ndeshjes mes Partizanit dhe Romës, ka nisur më një gafë të papritur për një eveniment të tillë, sidomos duke pasur parasysh përgatitjet e të kuqve që kanë nisur prej shumë kohësh.

Në mesin e fushës është mbartur një flamur i madh me logon e të kuqve, që valëvitej nga disa fëmijë. Por duket se ata nuk kishin kontrolluar mirë flamurin, pasi ai ishte vendosur kokëposhtë, me logon dhe shkrimet mbi të që ishin mbrapsht dhe jo siç duhej.

Lini një Përgjigje