Anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore në FSHF zgjedhin sot Presidentin, ndërsa në garë është vetëm një kandidat: Armando Duka.
Ky i fundit pritet të marrë mandatin e 7 rradhazi në një proces që nuk njeh rivalë. Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme do të nisë në orën 10:00 në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
Duka është propozuar si kandidaturë nga 33 anëtarë të Asamblesë
Procesi zgjedhor do të zhvillohet në përputhje të plotë me dispozitat statutore dhe rregulloret në fuqi.
Armando Duka drejton FSHF-në prej vitit 2002, duke vendosur një rekord sa i takon kohës kur ai mban detyrën e Presidentit të Federatës së Futbollit.
Përveç Presidentit, anëtarët e Asamblesë do të zgjedhin edhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF për mandatin katërvjeçar.
Komisioni konstatoi se 13 kandidatë për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së kanë marrë dy propozimet e nevojshme nga anëtarët e Asamblesë dhe plotësojnë kriteret për të qenë zyrtarisht pjesë e garës.
Kandidatët sipas renditjes alfabetike janë:
Abdyl Kuriu
Anila Basha
Arben Dervishaj
Armando Cungu
Blendi Fevziu
Edmond Hasanbelli
Envi Hicka
Erind Resuli
Ervin Canollari
Geri Çipi
Gjergji Petro
Lutfi Nuriu
Pano Xhixho
Lini një Përgjigje