TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Shkurt 2026, 17:59

Derbi Partizani-Tirana, ‘të kuqtë’ në avantazh të dyfishtë; rreshjet e dendura të shiut shtyjnë pjesën e dytë!

Shkruar nga Pamfleti

Derbi Partizani-Tirana, ‘të kuqtë’ në avantazh

Në ndeshjen më të nxehtë të kësaj jave në “Air Albania” mes Partizanit dhe Tiranës, të kuqtë shkuan në dhomat e zhveshjes me avantazh bindës 2-0 pas një pjesë të parë plot ritëm dhe dominim.

Në minutën e 27-të, Hjumën e gjen me saktësi në qendër Sidibe-n, i cili kalon mes tre mbrojtësve të Tiranës dhe me një goditje të fuqishme e të saktë mposht Bekajn duke hapur rezultatin 1-0.N

Më vonë, në minutën e 36-të Skuka nis aksionin me shpejtësi, Sidibe pason shpejt për Isgandarli-n, i cili e dërgon topin në rrjetë pa problem dhe vulos shifrat 2-0.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-0 për Partizanin pas dy minutash shtesë. Ndërkohë që reshjet e dendura të shiut kanë rënduar terrenin, duke shtyrë fillimin e pjesës së dytë. Të kuqtë duken superiorë deri tani, ndërsa Tirana duhet të reagojë fort pas pushimit për të kthyer sfidën në këtë derbi kryeqytetas.

 

derbi tirana partizani

Lini një Përgjigje