TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Janar 2026, 21:06

Gati kalimi tek “armiqtë” e kryeqytetit, talenti i kombëtares shqiptare largohet nga Panathinaikos

Shkruar nga Pamfleti

Gati kalimi tek  “armiqtë” e kryeqytetit, talenti i

Mbrojtësi i Kombëtares U-21 Elton Fikaj, po përgatitet për t’u larguar nga gjigandët e Panathinaikos në Greqi. Destinacioni i ardhshëm për shqiptarin do të jetë po në Superligën helene, por te “armqitë” e Atromitos, rivalë me Panathinaikos në Athinë.

Në këtë rast, nuk kemi të bëjmë me shitje, por huazim sipas mediave greke. Kjo manovër ka synim minutazhin dhe pjekurinë në një klub me më pak presion në shërbim të Fikajt.

Gjatë këtij sezoni, 20-vjeçari kuqezi ka luajtur vetëm 3 ndeshje me Panathinaikosin, konkretisht në Kupën e Greqisë. Te Shqipëria U-21, Fikaj numëron 13 prezenca, titullar i padiskutushëm nën urdhërat e trajnerit Alban Bushi.   

elton fikaj mbrojtësi i kombëtares u-2 atromitros

Lini një Përgjigje