Sport23 Qershor 2024, 22:55

Gjermania bën mrekullinë në fund, “Pancerat” barazojnë me lojtarin e stolit dhe marrin kreun e grupit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Gjermania bën mrekullinë në fund, “Pancerat”

Zvicra ishte shumë pranë mrekullisë, por nuk ia arriti. Gjermania barazoi ndeshjen  grupit A në minutën e fundit, duke e mbyllur ndeshjen në barazim 1-1.

Ekipi i drejtuar nga Murati Jakin zhbllokoi ndeshjen në minutën e 28. Ndoje ndëshkoi portierin Nojer.


Në minutën e 17, Andrijsh gjuajti nga jshtë zonës dhe goditi portën e Zomerit me një super gjuajtje. Pas një rishikimi në VAR, arbitri Orsato anuloi golin e “Pancerave” për një faull në zonë.

Në minutën e 50, Virc i nxori një top fantastik Musialës. Ky i fundit lëshoi predhën por portieri zviceran Zomer priti topin.

Në minutat 70-72, Virc pasoi për Kimish. Ky i fundit shpërdoroi rastin e artë për të barazuar shifrat. Gjermanët pretenduan për penallti, por arbitri Orsato tha “JO” pas konsultimit me VAR-in.

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në barazim, ekipi i Julian Nagelsman gjeti golin e barazimit. Raum i pasoi topin Fulkryg, ky i fundit gjuajti me kokë dhe ndëshkoi Zomerin. 

Me këto rezultate, Gjermania renditet në vendin e parë në grupin A me 7 pikë,  ndërsa Zvicra mban vendin e dytë me 6 pikë.

gjermania zvicra hungaria skocia