
Fantastik Nedim Bajrami. Mesfushori shqiptar i Sassuolos i ka realizuar gol Interit në “San Siro”, në ndeshjen e Serisë A. Bajrami me një të djathtë të bukur, ia doli të mposhtë portierin Somer.
24-vjeçari shqiptar në gjysmën e edicionit 2022-2023 që luajti me fanelën e ekipit nga Rexhio Emilia, ia doli të shënojë vetëm një gol, ndërsa nuk provoi dot shijen e asistit.
Për këtë sezon, ky gol sonte në sytë e nënkampionëve të Europës është i pari për të me Sassuolon në 6 ndeshjet e para të Serisë A. Trajneri i kësaj skuadre, Dionisi ka vlerësim maksimal për shqiptarin, me këtë të fundit që po shpërblen besimin e dhënë me paraqitjet e tij në fushën e lojës.
Sa i takon të kaluarës, Bajrami kaloi disa vite në Superligën e Zvicrës me Grashopers, për t’u transferuar më pas në Itali tek Empoli.