Sport 3 Maj 2023, 21:17

Guardiola “tradhëton” Halandin për Mesin: Lojtari më i kompletuar që kam parë ndonjëherë, nuk mund të krahasosh anjë me të

Shkruar nga Pamfleti

Guardiola “tradhëton” Halandin për Mesin: Lojtari më

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola flet përpara sfidës ndaj Uest-Hemit, ndeshje që i përket javës së 28 në Premier Ligë.

Tekniku spanjoll është pyetur nga gazetarët për Mesin dhe Haland. Ai pohoi se të dy lojtarët kanë shumë ngjashmëri për sa i përket qëllimeve dhe mentalitetit. Por sipas 52-vjeçarit, norvegjezi nuk mund të krahasohet me argjentinasin, pasi ky i fundit është lojtari më i kompletuar që ka parë ndonjëherë.

E kam thënë shumë herë që askush nuk mund të krahasohet me Mesin. Nuk do ta ndihmojë Erlingun. Për sa i përket qëllimeve dhe mentalitetit, po. Sidoqoftë, Mesi i ka arritur këto statistika çdo sezon gjatë 10-15 viteve të fundit. Por Erling, që në fillimet e tij në Salcburg, më parë në Dortmund dhe tani këtu, ka qenë në të njëjtin nivel.

Ai shënon një gol pothuajse çdo ndeshje. Ai kishte mundësinë të shënonte një ose dy për ndeshje. Por Mesi është lojtari më i kompletuar që kam parë ndonjëherë, për sa i përket vizionit, pasimeve, driblimit, konkurrencës dhe shumë gjëra të tjera, gjë që e bën të vështirë krahasimin me këdo. Shpresoj që Erling të jetë shumë afër Leos”, theksoi Pep për gazetarët.

pep guardiola trajneri i mançester sitit lionel mesi erling haland