TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Prill 2026, 19:27

Heshtje pas miqësores Ukrainë-Shqipëri, të gjithë futbollistët “qepin gojën”

Shkruar nga Pamfleti

Heshtje pas miqësores Ukrainë-Shqipëri, të gjithë

Ndeshja miqësore mes Ukrainës dhe Shqipërisë është mbyllur në një atmosferë të pazakontë heshtjeje, ku vetëm trajnerët e dy përfaqësueseve respektuan detyrimin për t’u paraqitur në konferencën për shtyp, sipas rregullave të FIFA-s.

Në përfundim të sfidës, lojtarët e të dy ekipeve zgjodhën të largohen pa dhënë asnjë prononcim për mediat. Në rastin e Shqipërisë, mungesa e deklaratave u ndikua edhe nga fakti se në stadium nuk kishte përfaqësues të mediave shqiptare. Megjithatë, edhe pala ukrainase ndoqi të njëjtën linjë, duke shmangur kontaktin me gazetarët vendas.

Sipas raportimeve të mediave ukrainase, futbollistët e ekipit të tyre refuzuan të flisnin për mediat, ndërsa vetëm pas këmbënguljes së gazetarëve, debutuesi Matvei Ponomarenko pranoi të japë një deklaratë të shkurtër. Ai ishte i vetmi lojtar që doli nga autobusi i ekipit dhe foli për disa minuta.

Kjo mungesë komunikimi pas ndeshjes është interpretuar si pasqyrim i gjendjes emocionale të skuadrave, në një përballje që është cilësuar nga shumëkush si “ndeshja e të dëshpëruarve”, pas zhgënjimeve të fundit në fazën “play-off”.

ukraina shqipëria ndeshja miqësore me gjermaninë u-21

1 Komente

  1. T
    Tony

    Nuk gjetet ndonje dite me te mire te benit ndeshjen por pas funeralit te Shqiperise kerkuat qejf e dasem!?

    Lini një Përgjigje