
Përfundon finalja e Ligës së Europës. Roma dhe Sevilja i kanë mbyllur në barazim 1-1, 90 minutat e kësaj supersfide të zhvilluar në Budapest, duke bërë që fituesi të diskutohet në kohën shtesë.
Italianët kaluan në avantazh në minutën e 35 me Paolo Dibalën. Sulmuesi argjentinas mori një top fantastik nga Mançini dhe pasi u shfaq para portës nuk gaboi.
Një gol që u pasua nga protestat e spanjollëve, të cilët pretenbduan për një faull nga Matiç në mesfushë gjatë aksionit që çoi skuadrën e Murinjos te goli.
Sevilja barazoi shifrat në minutën e 55. Pas një harkimi nga e djathta ishte Mançini, i cili devijoi në mënyrë të pafat në portën e tij.