TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shkurt 2026, 20:14

Hojlund nderon Napolin në “frymën e fundit”, kampionët e Italisë mposhtin Xhenoan falë një penalltie shumë të kontestuar

Shkruar nga Pamfleti

Hojlund nderon Napolin në “frymën e fundit”,

Napoli ka arritur një fitore të rëndësishme në garën për zonën Champions, duke mposhtur Xhenoan me rezultatin 2-3 në transfertën e vështirë të “Luigi Ferraris”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t.

Sfida nisi në mënyrë surprizuese për vendasit, të cilët fituan një penallti që në sekondat e para të takimit. Pas një kontakti në zonë mes portierit Aleks Meret dhe Vitinjas, ndërhyrja e VAR-it konfirmoi goditjen nga pika e bardhë. Ruslan Malinovski u tregua i saktë, duke kaluar Xhenoan në avantazh.

Reagimi i Napolit ishte i menjëhershëm. Në minutën e 20-të, pas një gjuajtjeje nga distanca të Skot MekTomeni të ndalur nga portieri, Rasmus Hojlund ndoqi aksionin dhe dërgoi topin në rrjetë për barazimin. Vetëm pak sekonda më vonë, MekTomeni realizoi një gol spektakolar, duke përmbysur rezultatin në favor të napolitanëve. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-2.

Në fraksionin e dytë, Xhenoa arriti të rikthejë baraspeshën. Në minutën e 56-të, Lorenco Kolombo finalizoi me saktësi një kundërsulm të shpejtë, duke shënuar golin e barazimit 2-2. Sulmuesi është në pronësi të Milanit dhe aktivizohet te Xhenoa në formë huazimi.

Situata u komplikua për Napolin në minutën e 76-të, kur Huan Zhesus u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin me një lojtar më pak. Pavarësisht inferioritetit numerik, miqtë arritën të gjenin golin e fitores në minutat shtesë. Pas një penalltie të kontestuar, Rasmus Hojlund u tregua i saktë nga 11-metrat, duke vulosur triumfin 2-3 të Napolit.

Kjo fitore i jep Napolit 3 pikë të çmuara, ndërsa Xhenoa mbetet me keqardhjen e një ndeshjeje të humbur në mënyrë dramatike, mes vendimeve të diskutueshme dhe emocioneve të forta deri në fund.

napoli xhenoa seria a

Lini një Përgjigje