TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Nëntor 2025, 16:57

Humbja ndaj PSV “mbush kupën” te Liverpuli, të kuqtë gati listën me 3 kandidatë për pasuesin e Arne Slot

Shkruar nga Pamfleti

Humbja ndaj PSV “mbush kupën” te Liverpuli, të kuqtë

Liverpuli është padyshim zhgënjimi më i madh i këtij sezoni deri më tani. Pas një merkatoje të çmendur ku shpenzoi mbi 500 milionë euro, kampionët në fuqi të Premier Ligës po zhgënjejnë totalisht.

9 humbje në 12 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionit dhe sidomos dy humbjet e fundit, në kampionat, 0-3 ndja Notingam Forest dhe mbrëmë në Champions 1-4 ndaj PSV, duket se kanë mbushur kupën dhe drejtuesit janë gati të largojnë trajnerin Arne Slot.

Brenda klubit ekziston një ndjenjë se shkëputja midis skuadrës dhe trajnerit është e dukshme, dhe mbajtja e tij mund ta thellojë krizën akoma dhe më shumë. Në këtë situatë nuk do të ishte aspak befasi largimi Arne Slot.

Ndërkohë, mediat angleze zbulojnë 3 kandidaturat e mundshme për të zëvendësuar Arne Slot: I pari në listë është trajneri aktual i Bërnmuthit, Andoni Iraola. I dyti në listë Jurgen Klop, trajneri gjerman nuk ka pranuar të drejtojë asnjë ekip tjetër pikërisht pas largimit nga të kuqtë dhe mund të jetë një rikthim i bujshëm. Alternativa e tretë është Ange Postecoglou, i cili vjen pas aventurës së fundit zhgënjyese te Notingham Forest, ku nuk qendroi më shumë se 40 ditë.

arne slot liverpul

Lini një Përgjigje