TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Tetor 2025, 19:42

I konsideruar si prurje e mundshme në kombëtaren shqiptare, mbrojtësi merr vendimin e shumëpritur për të ardhmen e tij

Shkruar nga Pamfleti

I konsideruar si prurje e mundshme në kombëtaren shqiptare,

Më në fund është zyrtare. Antoni Caci ka vendosur të rinovojë me Maincin, pasi kontrata i përfundonte në fundin e këtij sezoni. Caci hodhi firmën, që vlen deri në vitin 2028.

Është bërë një lojtar kyç për ne, ashtu si dhe i preferuar nga tifozët. Ka kaluar momente të vështira dhe suksese me ne, gjithmonë duke treguar dedikim. Besimi i tij me topin, leximi i lojës dhe progresi i madh në fazën mbrojtëse e bëjnë një përshtatje perfekte për mënyrën si luajmë. Rinovimi i tij është një sinjal i fortë për klubin, skuadrën dhe tifozët”, u shpreh fillimisht drejtori sportiv.

Më pas Caci tha fjalën e tij: “Të zgjasja kontratën me Maincin ishte vendimi më i mirë për mua. Ndihem me të vërtetë si në shtëpi këtu, familjen e kam afër, dhe kurrë nuk humbasin një ndeshje. Ishte e rëndësishme që të tregoj sa shumë mendoj për klubin dhe tifozët. E ndjej besimin e trajnerit dhe shokëve të skuadrës çdo ditë, dhe mbështetja e tifozëve është e jashtëzakonshme. Po punoj fort që të rikthehem në fushë sa më shpejt dhe të ndihmoj skuadrën që të japim gjithçka për tifozët tanë”.

Më parë për 28-vjeçarin është treguar interes nga trajneri Silvinjo në Kombëtaren shqiptare. Duke pasur rrënjë shqiptare, mbrojtësi ka mundësi të luajë për kuqezinjtë edhe pse është aktivizuar me Francën në Lojërat Olimpike.

antoni caci mbrojtësi shqiptar mainc

Lini një Përgjigje