Sport 6 Tetor 2023, 20:37

I mungonte goli që nga muaji gusht, Taulant Seferi motivohet nga ftesa e Silvinjos (Video)

Shkruar nga Pamfleti

I mungonte goli që nga muaji gusht, Taulant Seferi motivohet nga ftesa e

Taulant Seferi është kthyer të festojë përsëri golat me fanelën e Bani Jas në Emiratët e Bashkuara Arabe. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, i cili është rregullisht pjesë e futbollistëve të ftuar nga trajneri Silvinjo, ka gjetur sot rrugën e rrjetës në ndeshjen që skuadra e tij fitoi ndaj Al Uahda në kampionat.

Seferi kishte shënuar gol që në javën e dytë të kampionatit, në fundin e muajit gusht e që atëherë, nuk ia kishte dalë të tundte më rrjetën me fanelën e skuadrës së tij.

Futbollisti ia doli të thyente “mallkimin” në minutat e fundit të ndeshjes së sotme. Ai barazoi përkohësisht rezultatin në 1-1 në minutën e 84 të sfidës, pas një penalltie të transformuar saktësisht. Më pas Bani Jas shënoi edhe golin e fitores në minutat shtesë të ndeshjes, duke marrë tre pikë të arta në javën e pestë.

taulant seferi sulmuesi i kombëtares shqiptare