Sport15 Mars 2023, 20:10

“I pavdekshëm”, Ibrahimoviç thërritet nga kombëtarja e Suedisë për kualifikueset e “EURO 2024”

Shkruar nga Pamfleti

“I pavdekshëm”, Ibrahimoviç thërritet nga

Në moshën 41-vjeçare, Zlatan Ibrahimovic rikthehet në përfaqësuesen suedeze. Pas zërave që qarkullonin, ka qenë vetë trajneri i Suedisë që ka konfirmuar vendimin e tij për të grumbulluar sërish në kombëtare sulmuesin e Milanit.

Zlatan dhe unë kemi qenë gjithmonë në kontakt. Tani ai ndihet mirë dhe është unik si personalitet dhe me shumë përvojë. Ideja ime është që ai të ndihmojë, të hyjë dhe të kontribuojë në fushë, përndryshe nuk do ta kisha ftuar - shpjegoi Anderson.

Sulmuesi legjendar Zlatan Ibrahimoviç ka luajtur 121 ndeshje dhe ka shënuar 62 gola me Suedinë. Ai ka kontratë të vlefshme me Milanin deri në fund të këtij sezoni, por klubi nuk e ka regjistruar për Ligën e Kampionëve.

Një muaj më parë, Zlatan bëri një deklaratë interesante për mediat italiane, kur gazetarët e pyetën se sa kohë planifikon të luajë futboll:

-Ndihem si Nikola Jokiç në NBA. Nëse ndihem njësoj si sot, do të vazhdoj të luaj edhe për disa vite, jo vetëm vitin tjetër!

Ibra do të jetë në dispozicion të trajnerit Zhan Anderson për dy sfidat e para në kualifikueset e “EURO 2024”, kundër Belgjikës dhe Azerbajxhanit.

Për herë të fundit, Ibra ka luajtur një ndeshje me përfaqësuesen Suedeze më 29 mars 2022 kundër Polonisë.

zlatan ibrahimoviç sulmuesi suedez