TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Mars 2023, 20:15

Me Kosovën apo me Shqipërinë, sulmuesi që po shkëlqen me ekipin e Ballkanit zgjedh ngjyrat që do të mbajë në fanelë

Shkruar nga Pamfleti

Me Kosovën apo me Shqipërinë, sulmuesi që po shkëlqen

Edhe Kosova është mes kombëtareve që ditën e sotme kanë publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për kualifikueset e “EURO “2024”.

Trajneri i “Dardanëve”, Alen Zhires ka ftuar 26 futbollistë për 2 ndeshjet e para kualifikuese që do të luhen në muajin mars. Sfidën e parë, Kosova do ta luajë më 25 mars në Tel-Aviv ndaj Izraelit, ndërsa ndeshjen e dytë më 28 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndaj Andorrës.

Sulmuesi i cili po shkëlqen me Ballkanin këtë sezon, Albion Rrahmani është ftuar nga “Dardanët” për këto dy sfida, ndërsa Mirlind Daku nuk ka mundur dot të sigurojë  një ftesë nga trajneri Zhires.

albion rrahmani sulmuesi i ballkanit kosova

Lini një Përgjigje