
Granit Xhaka gjeti golin në Ligën e Europës, në duelin ndaj Sportingut të Lisbonës. Mesfushori me origjinë shqiptare tundi rrjetën në minutën e 19 të sfidës duke kaluar në avantazh “Topçinjtë” e Arsenalit.
Menjëherë pas shënimit të golit, Xhaka festoi në një mënyrë të pazakontë. Ai vendosi dorën përpara hundës së tij, duke bërë kureshtarë tifozët për këtë festim.
Por arsyeja që fshihet pas këtij veprimi është vajza e tij, Ajna. Ishte bashkëshortja e Granitit, Leonita, ajo e cila përmes një postimi në “Instagram” shpjegoi gjithçka.
“Gol për Ajnën, ai e premtoi. Të duam babai më i mirë”, shkruan Leonita Xhaka bashkëngjitur fotos së Granitit duke festuar golin e tij.
Xhaka dedicating his goal to his daughter, who did his celebration straight back when she saw it on TV ???? pic.twitter.com/okEm4G81yo
— ESPN UK (@ESPNUK) March 16, 2023