
Një lajm i mirë për të gjithë kosovarët, pasi tashmë mund të udhëtojnë në Spanjë pa viza. Spanja ka njohur kështu pasaportën e Kosovës.
Diçka e tillë ka gëzuar të gjithë pa përjashtim, ndërsa mes tyre dhe futbollistët. Vedat Muriqi ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale, pasi tashmë nuk do të ketë më pengesa për të luajtur te Majorka, teksa nuk do të ketë më nevojë për leje qendrimi.
“Spanjë, si mos të të dua”, ka shkruar sulmuesi kosovar.
Como no te voy a querer España?
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) January 6, 2024
???????????????????????? https://t.co/hXwnHKvBkp
Pak minuta më parë ishte zëvendës-kryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i cili njoftoi se Spanja ka njohur pasaportat kosovare dhe tashmë qytetarët mund të lëvizin lirshëm drejt këtij shteti.
Përmes një postimi në Facebook Bislimi nënvizon se Spanja i shtohet listës së vendeve të Shengenit, ku qytetarët e Kosovës mund të shkojnë pa viza që prej datës 1 janar.
“Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin. DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti.
Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë.
Vazhdojmë tutje, për të sjellë lajme të tjera të mira, e që ndikojnë pozitivisht për qytetarët tanë”, shkruan Bislimi në Facebook.
Lini një Përgjigje