TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Korrik 2025, 17:05

Igli Tare heq dorë nga Ardon Jashari? Emrat në listë të drejtorit sportiv të Milanit

Shkruar nga Pamfleti

Igli Tare heq dorë nga Ardon Jashari? Emrat në listë të

Ardon Jashari është rikthyer të stërvitet, edhe pse veçmas, me Klub Bryzhin, por vazhdon të shtyjë për një largim në merkaton e kësaj vere. Megjithatë, pa një përpjekje të re ekonomike nga Milani, gjithçka mbetet e bllokuar.

Edhe pse është arritur marrëveshja me lojtarin, klubi kuqezi nuk ka ndërmend ta ndryshojë ofertën e tij. Ditët kalojnë dhe Masimiliano Alegri pret përforcime. Pikërisht për këtë arsye, Igli Tare ka nisur të shqyrtojë alternativa për mesfushorin shqiptaro-zviceran.

Sipas “Tuttosport”, emri që e tërheq më shumë vëmendjen aktualisht është ai i Tyler Adams nga Bërnmuthi. Një mesfushor-mbrojtës i besueshëm, që mund të luajë edhe si “mezzala”. Ai është tashmë titullar i padiskutueshëm në kombëtaren e SHBA-ve. Vlera e tij është e ngjashme me atë të Jasharit dhe Havi Guerra (i ndjekur nga Mançester Junajtid); mes 25 dhe 30 milionë eurove.

Sa i përket krahut të djathtë, Milani po shqyrton dy opsione: Guela Due për të cilin Strasburgu po reziston fort, dhe Vilfried Singo, një emër që po fiton gjithnjë e më shumë terren. Në të majtë, ndërkohë, ka ardhur tashmë zyrtarisht Pervis Estupinan.

Në dalje nag Milani? Emerson Rojal, i cili pas së mërkurës në mbrëmje nuk do të kalojë më te Beshiktashi, por është afër Flamengos. Al-Itihad ka shprehur interes për Ismael Benaser, ndërsa Jasin Adli pëlqehet nga Sasuolo dhe Torino. Milani po punon edhe për të reduktuar numrin e lojtarëve në skuadër.

ardon jashari derbi inter-milan ish-mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje