TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Janar 2026, 22:58

Interi jashtë tetëshes dhe zbret në “play off“, Reali luan tenis; Sportingu përmbys PSG-në dhe Napoli rrezikon ‘play off’

Shkruar nga Pamfleti

Interi jashtë tetëshes dhe zbret në “play off“, Reali

Përfundojnë ndeshjet e mbrëmjes në Champions League, të vlefshme për raundin e shtatë, të parafundit për këtë fazë.

Në supersfidën e luajtur në “San Siro”, Interi është mposhtur nga Arsenali me rezultatin 1-3. “Topçinjtë” gjetën të parët avantazhin që në minutën e 10. Pas një aksioni model, goditja e Jurrien Timber u devijua nga Gabriel Zheus dhe përfundoi në portën e Jan Somer. Petar Suçiç barazoi shifrat për zikaltrit në minutën e 18 me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e 31, pas një goditjeje këndi nga Bukajo Saka, Leandro Troshard asistoi me kokë, Gabriel Zhesus mposhti me kokë Somer, për herë të dytë.

Në minutën e 84, Viktor Giokeres gjeti edhe golin e qetësisë për “Topçinjtë”.

Në “Santiago Bernabeu”, Reali i Madridit triumfoi me rezultatin tenistik 6-1 ndaj Monakos. Francezët u ndëshkuan nga ish-sulmuesi i tyre, Kilian Mbape, që në minutën e 5, i cili shënoi pas asistit të Federiko Valverde. Mbape kërkoi “ndjesë” tifozëve të Monakos të pranishëm në stadium, për golin e tij. Në minutën e 26, një aksion model i madrilenëve, Arda Guler pason për Vinicius Zhunior, braziliani për Mbape, francezi shënoi golin e dytë personal dhe të dytin të takimit.

Franko Mastantuono shënoi golin e tij të parë në Champions League. Reali e nisi mjaft mirë pjesën e dytë, duke shënuar edhe dy gola të tjerë për 4 minuta.

Në minutën e 51, pas një asisti të bukur të Vinicius Zhunior, i dyti në këtë takim për brazilianin, Franko Mastantuono dërgoi topin në rrjetë. Një gol çlirimi për argjentinasin, pas një periudhe të vështirë që ka kaluar kohët e fundit.

4 minuta më pas, sërish protagonist u bë Vinicius Zhunior, ku topi i futur nga braziliani në zonë, u devijua në portën e tij nga Tilo Kehrer.

Në minutën e 72, Teze ngushtoi shifrat për Monakon, por goli i tij vlejti për statistikë. 8 minuta më vonë, Belingam realizoi golin e gjashtë për Realin.

Në Londër, Totenhemi triumfoi pastër 2-0 ndaj Borusias së Dortmundit. Për vendasit shënoi Kristian Romero në minutën e 15, mbrojtësi u tregua i saktë me një goditje të lehtë brenda zonës. Verdhezinjtë mbetën me një lojtar më pak që nga minuta e 24, për shkak të kartonit të kuq të Daniel Svenson, për faull të rëndë ndaj Odobert. Në minutën e 38, Dominik Solanke shënoi golin e dytë për londinezët. Sulmuesi shënoi me finte, pas asistit të Odobert.

Në Danimarkë, Napoli u surprizua nga Kopenhageni, teksa ndeshja përfundoi në barazim 1-1. Për italianët shënoi i zakonshmi Skot MekTomeni, skocezi u tregua i saktë në goditje me kokë pas një topi të ardhur nga këndi. Vendasit luajtën me një lojtar më pak, Delanej u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje të rrezikshmë ndaj kundërshtarit.

Goli i barazimit për danezët u realizua nga Xhordan Larson me penallti në minutën e 72.

Në sfidat e tjera, Olimpiakosi mposhti 2-0 ndaj Leverkusenin. Sportingu përmbysi PSG-në me rezultatin 2-1, ndërsa Vijarreal-Ajaks u mbyll me shifart 1-1.

inter arsenal psg real madrid champions league

Lini një Përgjigje