TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Janar 2026, 22:00

Tifozi i Juves bën të dalin maskat e emergjencës dhe oksigjen gjatë fluturimit, 40-vjeçari krijon kaos në avion

Shkruar nga Pamfleti

Tifozi i Juves bën të dalin maskat e emergjencës dhe oksigjen

Një kor tepër entuziast për skuadrën e zemrës në fluturimin drejt Kaljarit solli denoncimin e menjëhershëm ndaj tij.

Kjo është ajo që i ka ndodhur një tifozi të Juventusit në ditët e kaluara teksa po shkontenë Sardenja për ndeshjen mes Kaljarit dhe Juventusit

Euforia përpara ndeshjes bëri që një grup tifozësh bardhezinj të këndonin kore për skuadrën e Luçiano Spaletit në fluturimin e linjës Aeroitalia Roma-Kaljari. Në këtë pikë, një burrë 40 vjeçar nga Frosinone, e teproi me përplasjen e duarve në mënyrë ritmike dhe të përsëritur me pjesën ku mbahen bagazhet mbi sediljet duke bërë që të dalin maskat e emergjencës dhe si pasojë pati edhe shpërndarje oksigjeni duke bërë që të vihet në punë protokolli i sigurisë në fluturim.

Personeli i bordit e riktheu menjëherë qetësinë dhe e sinjalizoi ngjarjen tek autoritetet. Me të zbritur në aeroportin e Kaljarit, ata që pritën tifozin ishin agjentët e Polaria që pas sinjalizimit të personelit e denoncuan për dëme.

 

tifozi i juventusit

Lini një Përgjigje