TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Korrik 2025, 17:21

“Ishte për pushime në shtëpinë time”, trajneri i Serisë A ndez zemrat e tifozëve për transferimin e Mesit në Itali: Kurrë mos thuaj kurrë

Shkruar nga Pamfleti

“Ishte për pushime në shtëpinë time”, trajneri i

Kristiano Ronaldo provoi një eksperiencë në futbollin italian disa vite më parë me fanelën e Juventusit. Dhe ndoshta në të ardhmen, Serinë A mund ta provojë edhe Lionel Mesi. Fantazinë e tifozëve e ka zgjuar një prej miqve të tij, trajneri i Komos, Çesk Fabregas.

Gjithçka nisi nga prania e bashkëshortes së Mesit, Antonelas, në shkallët e stadiumit gjatë miqësores që Komo luajti ndaj Lilës. “A është i mundshëm afrimi i tij në të ardhmen?”, guxoi ta pyeste sot një gazetar Fabregasin në konferencë për mediat dhe spanjolli nuk hezitoi të linte gjithçka të hapur.

Kurrë mos thuaj “kurrë”. Ai ishte për pushime në shtëpinë time, Ka bërë një udhëtim për të takuar disa miq, ne jemi miq, edhe gratë dhe fëmijët. Ashtu siç tha Ludi pas ndeshjes, nuk mund të themi që Mesi nuk ka luajtur asnjëherë te Komo meqë janë edhe fëmijët e tij. Por ai është në Amerikë aktualisht”, tha Fabregas.

Megjithatë, kaq ka mjaftuar për të ndezur rrjetet sociale me shpresën se një ditë, argjentinasi do të veshë fanelën e një klubi italian para se të mbyllë karrierën e tij.

lionel mesi çesk fabregas trajneri i komos

Lini një Përgjigje