
Italia ka arritur të fitojë “finalen e vogël” kundër Holandës për vendin e tretë dhe të katërt të Ligës së Kombeve për këtë sezon, me rezultatin 2-3.
“Axurrët” e nisën mjaft mirë këtë takim, duke gjetur golin e parë me Dimarkon në minutën e 6 dhe 14 minuta më vonë me Fratezin.
“Tulipanët” provuan shumë, duke pretenduar dhe dy herë për penallti. Golin për të rihapur sfidën e gjetën në minutën e 68 me Bergvajn, por Kieza 5 minuta më vonë shënoi dhe golin e tretë për “axurrët”.
Vajnaldum shënoi gjithashtu në fund për të rihapur dhe njëherë sfidën, por “tulipanët” ishin të pafat. Kështu
Italia arriti të fitojë medaljen e bronztë në këtë kompeticion për të dytën herë radhazi, ndërsa Holanda zhgënjeu në shtëpinë e saj, duke e mbyllur në vendin e katërt.
Lini një Përgjigje