
Zhoze Murinjo refuzon Çelsin. Trajneri i Romës është kontaktuar nga Blutë e Londrës për të marrë frenat e skuadrës, por përgjigja e portugezit ka qenë e menjëhershme: “JO”.
Murinjo preferon të qendrojë në Romë, pasi i pëlqen projekti i klubit. Vlen të theksojmë se “timonieri” i njohur ka drejtuar Çelsin nga viti 2004 në 2007 dhe nga viti 2013 në 2015, duke fituar tre herë Premier Ligën, një herë Kupën FA dhe tre herë edhe Kupën e Ligës ose Carling Cup.
Situata te londinezët nuk është aspak e mirë, pasi sezoni po përfundon në mënyrën më të keqe të mundshme. Mesi i tabelës nuk i shkon aspak përshtat një skuadre, e projektuar për të fituar.
Lini një Përgjigje