Sport13 Prill 2024, 22:29

Ka ngritur lart flamurin e Kosovës me medaljet e fituara, Prokuroria kërkon arrestimin e xhudistit Akil Gjakova për dhunë në familje

Shkruar nga Pamfleti

Ka ngritur lart flamurin e Kosovës me medaljet e fituara, Prokuroria

Xhudisti Akil Gjakova ka përfunduar përsëri në vëmëndjen e mediave, por këtë radhë jo për medaljet e njëpasnjëshme që fiton në tapet ku ka ngritur lart emrin e Kosovës në garat e xhudos duke u shpallur edhe Kampion i Europës.

Sipas "Insajderi", Akil Gjakova kishte kërkuar ndarjen nga bashkëshortja, por kjo e fundit i ishte përgjigjur me një padi, ku mes të tjerash, ka dorëzuar fakte se sportisti i njohur ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Mes të tjerash, Insajderi raporton se gjykatësi Driton Noci ka parë dosjen dhe ka kërkuar që rasti të shkojë në Prokurori. Megjithatë, raportohet se kur shkresa i shkoi Prokurores Lumturie Hoxha, nuk është hapur rasti.

Policia ndërkaq, deri më tani nuk e ka konfirmuar rastin për median kosovare.

Ndërkohë, Gjakova është pyetur nga "Sinjali" në lidhje me këtë çështje.

Jo, faleminderit. Nuk po kom qef me fol për këtë temë…” – citohet të ketë thënë Akil Gjakova.

Zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi ka dhënë më shumë detaje. “Prokurori i Shtetit ka pranuar një procesverbal te një kontesti civil nga gjyqtari dhe është njoftuar nga avokatja e palës së dëmtuar se ka element të veprës penale të dhunës në familje. Menjëherë është autorizuar Policia e Kosovës nga Prokurori i shtetit për arrestimin e të dyshuarit dhe marrjen e masave ligjore ndaj tij”, thuhet në përgjigjen e Nikçit për “Gazetën Express”.

akil gjakova xhudisti kosovar prokuroria e kosovës