Sport13 Prill 2024, 21:16

Elbasani mposht Apoloninë dhe rikthehet pas 9 vitesh në Superiore, Bylisi iu bashkohet verdhebluve në elitën e futbollit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Elbasani mposht Apoloninë dhe rikthehet pas 9 vitesh në Superiore,

Elbasani ka mposhtur Apoloninë me rezultatin minimal 1-0 duke u ngjitur kështu zyrtarisht në Superiore, pas 9 vitesh mungesë.

Goli i vetëm i sfidës u realizua nga Hoxhaj në minutën e 84 të sfidës. Ai bëri heroin për skuadrën e tij duke i dhuruar 3 pikë të arta.

Kështu verdheblutë festojnë ngjitjen në Superiore, por festa nuk është e plotë pa tifozët. Kjo për shkak se stadiumi “Elbasan Arena” është mbyllur për mbështetësit, për shkak të një dënimi nga Komisioni i Disiplinës.

Bylisi është skuadra e dytë që ka siguruar ngjitjen në Superiore. Ballshiotët rikthehen në elitën e futbollit shqiptar vetëm pas 1 viti mungesë.

Ekipi i drejtuar Arian Bellait mposhti mes shumë vuajtesh skuadrën e  Korabit. Në shtëpi triumfuan 3-2 ndaj ekipit dibran që luftonte për të blinduar vendin e tyre në “Play-Off”.

elbasani bylis kategoria e parë