TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Shtator 2025, 18:47

Kërkohet nga Silvinjo në kombëtaren shqiptare, në Gjermani e përjashtojnë nga ekipi

Shkruar nga Pamfleti

Kërkohet nga Silvinjo në kombëtaren shqiptare, në Gjermani e

Nelson Vaiper po përballet me një periudhë të pakëndshme në karrierën e tij. Pas një sezoni pozitiv me Maincin në Bundesligën gjermane dhe paraqitjeve fantastike në Europianin U-21, Vaiper është nxjerrë jashtë planeve të klubit.

Duket se është një formë hakmarrje nga Mainci, për Vaiper që deri më tani nuk ka pranuar rinovimin e kontraës.

Kur ke një lojtar që ka edhe 10 apo 11 muaj kontratë të mbetur, duhet të kuptosh nëse ai dëshiron të japë 100% për Maincin. Ne e kemi diskutuar vendimin me të gjithë lojtarët. Të gjithë të tjerët kanë nënshkruar kontrata të reja. Të gjithë duhet ta kuptojnë se klubi vjen i pari”, është shprehur trajneri Henriksen duke dërguar mesazh të qartë.

Mainci po luan në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës. Vaiper nuk është përfshirë në listë për përballjet me Rosenborgun.

20-vjeçari po stërvitet me rezervat gjatë kësaj kohe. Talenti shqiptar mbetet i pavendosur po ashtu, nëse do vendoset nën urdhrat e Silvinjos te Kombëtarja shqiptare pasi Gjermania shfaqet si zgjedhja e parë.

nelson vajper sulmuesi shqiptar mainc

Lini një Përgjigje