TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Shkurt 2026, 16:57

“Këtu jam i lumtur”, Ernest Muçi: Besojnë tek unë, ja sekreti i formës së mirë te Trabzonspori

Shkruar nga Pamfleti

“Këtu jam i lumtur”, Ernest Muçi: Besojnë tek

Ernest Muçi ka folur pas fitores 3-0 të Trabzonsporit ndaj Fetijesporit, duke analizuar paraqitjen e skuadrës dhe formën e tij personale. Sulmuesi shqiptar pranoi se ekipi e nisi ndeshjen me ritëm të ulët, por ndryshoi fytyrë në pjesën e dytë.

Ndeshjen e nisëm disi ngadalë, nuk e di saktësisht pse. Në pjesën e dytë morëm kontrollin e lojës, rritëm presionin dhe gjetëm golin. Deri sa të shënosh golin e parë, ndeshjet janë gjithmonë të vështira, më pas gjithçka bëhet më e lehtë”, u shpreh Muçi.

Futbollisti kuqezi theksoi gjithashtu kënaqësinë për fitoren dhe paraqitjen e tij, duke vlerësuar mbështetjen e trajnerit Fatih Teke.

Jam shumë i lumtur që fituam dhe jam i kënaqur edhe me performancën time. Kur gjërat shkojnë mirë për ekipin dhe për mua personalisht, ndihesh shumë mirë. Roli i trajnerit tim është shumë i madh, besimi që ai ka tek unë dhe mbështetja e skuadrës kanë qenë vendimtare për formën time”, përfundoi Muçi.

 

ernest muçi sulmuesi i kombëtares trabzonspor

Lini një Përgjigje