TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Shkurt 2026, 15:31

“Nuk është në shitje”, skuadra e Bundesligës ‘djeg’ mesfushorin shqiptar që i tha jo Igli Tares për kalimin te Milani

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk është në shitje”, skuadra e Bundesligës

Raportimet nga mediat italo-gjermane se drejtori sportiv i Milanit Igli Tare, ka “trokitur” te Hofenheimi për mesfushorin Leon Avdullahu, është përhapur gjerësisht.

Për lojtarin shqitar të Kosovës, transferimi në “San Siro” do të ishte shansi i karrierës për të treguar vlerat. Por klubi gjerman ishte i prerë në qendrimin e tij:

Nuk është në shitje”. Është fakt se impakti dhe marketingu nga Hofenheimi te Milani do të ishte tepër i madh, e pasur me “rritje” profesionale në një ekip që “lufton” për trofe, ndryshe nga sa ndodh te skuadra e Bundesligës.

Plani i Hofenheimit është i qartë sipas mediave në Gjermani, përfitimi i sa më shumë milionave nga shitja e Avdullahut, ndërsa në rastin e interesimit të Milanit, lojtari shqiptar nuk i është dhënë e drejta të ketë as takim apo ballafaqim me palën e interesuar. 

leon avdullahu mesfushori shqiptar igli tare milan

Lini një Përgjigje