Sport30 Mars 2023, 15:44

Kupa e Shqipërisë/ Goglat dhurojnë spektakël, caktohen dy çiftet gjysmëfinaliste

Shkruar nga Pamfleti

Kupa e Shqipërisë/ Goglat dhurojnë spektakël, caktohen dy

Kupa e Shqipërisë ka hedhur ditën e sotme shortin për fazën gjysmëfinale, ku janë mësuar edhe dy çiftet.

Vllaznia do të presë në ndeshjen e parë Egnatian, me shkodranët që do të kërkojnë të ngrenë sërish trofeun për të tretin vit radhazi, ndërsa rrogozhinasit kërkojnë të bëjnë surprizën këtë edicion.

Takimi tjetër do të jetë ai mes Tiranës dhe Teutës, ku të dyja skuadrat do të luftojnë për trofeun si një objektiv kryesor i sezonit.

Ndeshjet e para do të luhen më datë 26 prill, ndërsa ato të kthimit më 11 maj.

Sa i përket finales ajo do të luhet më datën 1 qershor në stadiumin “Air Albania”.

Shorti i gjysmëfinaleve:

26 Prill

Vllaznia-Egnatia

Tirana-Teuta

11 Maj

Egnatia-Vllaznia

Teuta-Tirana

kupa e shqipërisë shorti i gjysmëfinaleve tirana vllaznia teuta egnatia