
Bajer Leverkusen dhe Shtutgarti nuk e vendosën në dyshim suksesin në këtë javë të tretë të Bundesligës, teksa të dyja skuadrat shënuan nga pesë gola, respektivisht ndaj Darmshtadit dhe Frajburgut.
“Aspirinat” triumfuan në shtëpi me shifrat 5-1, teksa Bonifas ishte ai që shkëlqeu me një dygolësh.
Ndërkohë, në fushë për 80 minuta ishte edhe Granit Xhaka. Pas këtij suksesi, Leverkuseni ngjitet në kuotën e nëntë pikëve dhe për momentin kryeson kampionatin, ndërsa Darmshtadi mbetet në fund me 0 pikë.
Nga ana tjetër, Shtutgarti që mposhti 5-0 Freiburg, ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve, po aq sa ka edhe kundërshtari i tyre që u ndeshën sot. Në ndeshjet e tjera, Verder Bremen mposhti 4-0 Maincin, Hofenhajmi mposhti 3-1 Volfsburgun dhe Augsburgu barazoi 2-2 me Boçumin.
Lini një Përgjigje