Sport20 Prill 2023, 20:48

Liga e Konferencës/ Fiorentina kualifikohet në gjysmëfianle mes “drithërimash”, Alkmar-Anderleht shkon në shtesa

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Konferencës/ Fiorentina kualifikohet në gjysmëfianle mes

Janë mbyllur 90 minutat e dy ndeshjeve të para të Ligës së Konferencës. Fiorentina është kualifikuar në gjysmëfinale mes drithërimash.

Edhe pse në ndeshjen e parë fituan 4-1, dueli i kthimit rezultoi shumë i fortë për italianët. Miqtë zhbllokuan sfidën në minutën e 9 dhe në minutën e 65 dyfishuan shifrat.

Në minutën e 69 polakët e Leh Poznan realizuan edhe golin e tretë duke vënë në rrezik kualifikimin e Fiorentinës. Por festa e tyre zgjati shumë pak pasi italianët shënuan 2 gola, duke kaluar në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 6-4.

Sfida tjetër mes AZ Alkmar dhe Anderleht ka përfunduar në kohën e rregullt me rezultatin 2-0 dhe shkon në shtesa, pasi të parën e fituan belgët me të njëjtin rezultat.

fiorentina az alkmar anderleht leh poznan liga e konferencës