Sport 6 Maj 2023, 18:24

Mançester Siti marshon drejt titullit, triumfon edhe Çelsi, Totenhemi bën detyrën në shtëpi, Herri Kejn historik

Shkruar nga Pamfleti

Mançester Siti marshon drejt titullit, triumfon edhe Çelsi,

Premier Liga vazhdon të dhurojë spektakël dhe emocione edhe në javët e fundit.

Mançester Siti arriti një tjetër fitore të madhe në garën për titull, kësaj radhe duke mundur me rezultatin 2-1 Lidsin. “Qytetarët” gjetën dy herë golin me Gyndogan, i cili gjithashtu humbi një penallti për të shënuar një tripletë personale, por në fund miqtë shënuan golin e vetëm të tyre, që shërbeu vetëm për statistikë.

Ekipi i Guardiolës kryeson kampionatin me 82 pikë, 4 pikë më shumë se Arsenali.

Çelsi duket se me në fund u rikthye te fitorja duke mundur në transfertë Bërnmuthin me rezultatin 1-3 dhe zyrtarisht “Blutë” i shpëtuan rënies nga kategoria, edhe pse dukej e pamundur.

Një fitorje e vuajtur që erdhi në fund të takimit falë golave të Badiashil dhe Zhoao Feliks.

Gjen përsëri buzëqeshjen edhe Totenhemi. “Spërsat” mundën 1-0 Kristal Palas dhe u kthyen te fitorja në kampionat pas 3 humbjeve dhe një barazimi të marrë në katër takimet e mëparshme.

Ndeshja u vendos nga goli i Herri Kejn në fundin e pjesës së parë. Ky ishte goli i 209 për sulmuesin anlgez, i cili ka parakaluar Runin dhe është bërë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Premier Ligës.

Gjithashtu ai është bërë edhe lojtari i parë që shënon 10 gola me kokë në një sezon të vetëm të kampionatit anglez.

çelsi totenhem mançester siti premier liga