TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Gusht 2025, 17:57

Mbante veshur bluzën e babait të tij dhe Putinit, boksieri shqiptar rreh në Zvicër djalin e kriminelit serb

Shkruar nga Pamfleti

Mbante veshur bluzën e babait të tij dhe Putinit, boksieri shqiptar

Astrit Sejdi, boksieri shqiptar nga Kumanova ka rrahur djalin e kriminelit serb, Arkanit. Ngjarja e ndodhur në Zyrih erdhi pasi djali i Arkanit mbante veshur një bluzë me portierin e babait ti tij dhe Putinit, gjithashtu.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputeti Azgan Haklaj në një postim në Facebook.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme.

Shqiptari i Kumanovës bokson djalin e Arkanit! Sot në orën 17:25' në Zyrih ky djalosh trim nga Kumanova Astrit Sejdi teksa është shkëmbyer me djalin e Arkanit kur ka parë në bluzën e tij portretin e Arkanit dhe të Putinit nuk ka duruar dot. Boksieri i talentuar menjëherë e ka marrë para si buldazer! Tani sapo ka dalë nga stacioni policor dhe është shëndosh e mirë”, ka shkruar ai.

Arkani (Zeljko Raznatoviç) ka qenë një figurë e njohur ushtarake dhe kriminele serbe gjatë viteve 1990. Ai drejtonte një njësi paraushtarake serbe që veproi gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Arkani u akuzua për krime lufte, përfshirë vrasje, dëbime të popullsisë dhe mizori ndaj civilëve jo-serbë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, boksieri shqiptar, Astrit Sejdi është shoqëruar nga Policia zvicerane, për t’u lënë i lirë disa orë më pas.

Kujtojmë që Arkani ishte në listën e 10 personave më të kërkuar të Interpolit, sakaq ka qenë komandant lufte dhe kreu i forcës paraushtarake serbe gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

astrit ejdi boksieri shqiptar djali i arkanit

Lini një Përgjigje