TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Shkurt 2026, 17:37

Media në Turqi zbulon detajin, Muçi largohet në fund të sezonit; bashkëshortja e sulmuesit kuqezi nuk do të jetojë në Trabzon

Shkruar nga Pamfleti

Media në Turqi zbulon detajin, Muçi largohet në fund të

Ernest Muçi po kalon një nga periudhat më të mira të karrierës së tij me fanelën e Trabzonsporit. Futbollisti shqiptar ka arritur të tejkalojë statistikat personale, duke shënuar më shumë gola se në çdo sezon tjetër të mëparshëm.

Performancat e tij kanë qenë vendimtare në disa ndeshje, ku golat e realizuar kanë pasur peshë të madhe për skuadrën. Disa prej tyre janë cilësuar si spektakolarë, duke tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe mediave sportive në Turqi.

Megjithatë, ajo që ka ngjallur habi është mungesa e postimeve në rrjetet sociale që lidhen me ekipin aktual. Që prej njoftimit për transferimin e tij te Trabzonspori, Muçi nuk ka publikuar asnjë foto me fanelën e klubit në llogarinë e tij në Instagram. Postimet e mëvonshme kanë qenë të lidhura kryesisht me periudhën e tij te Beshiktashi.

Kjo situatë ka shtuar spekulimet për të ardhmen e lojtarit. Disa media turke raportojnë se në fund të sezonit Muçi mund të ndryshojë ambient. Sipas këtyre raportimeve, një nga arsyet e mundshme lidhet me faktin se bashkëshortja e tij nuk dëshiron të jetojë në Trabzon, pasi nuk i pëlqen qyteti.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga vetë lojtari apo nga klubi lidhur me këto zëra. Për momentin, Muçi vijon të jetë një nga lojtarët më në formë të Trabzonsporit, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet situata në përfundim të sezonit.

ernest muçi sulmuesi i kombëtares trabzonspor

Lini një Përgjigje