Sport 9 Qershor 2023, 18:03

Mesi nuk mund të luante falas për Barçën ose me pagë minimale, arsyet pse “Pleshti” vendosi të mos rikthehej te katalanasit

Shkruar nga Pamfleti
Mesi nuk mund të luante falas për Barçën ose me pagë

Lionel Mesi është lojtari i ri i Inter Majemit, duke bërë një kthesë të papritur në atë që dukej se do të ishte destinacioni i tij i ardhshëm dhe arritur një akord në fund për t’iu bashkuar ekipit të MLS-së.

Në garën për firmën e kampionit të botës ishin tri klube kryesore, Al-Hilali i Arabisë Saudite, FC Barcelona në Spanjë dhe Inter Majemi në SHBA. Katalanasit ishin preferenca e parë e tij, ndërsa ishin edhe opsioni më i mirë për “pleshtin” nga ana sportive. Ofertën më joshëse financiare e bënë sigurisht sauditët e Al Hilalit, por ai nuk përfundoi në asnjërin prej këtyre klubeve. Por cilat janë arsyet kryesore përse rikthimi i tij në “Camp Nou” nuk përfundoi me sukses?

Nuk mori garanci– Një rikthim i bujshëm në Spanjë raportohet se ishte opsioni i preferuar i Mesit dhe ish-klubi ishte gjithashtu i prirur ta kthente atë, me Ksavin që negocionte personalisht, por edhe babanë e futbollistit që takonte presidentin e klubit. Megjithatë, edhe pse katalanasit kanë arritur të marrin dritën jeshile nga LA LIGA për të bërë një lëvizje për Mesin, ata ende duhet të bënin shitje për të financuar operacionin. Kampioni i “Katar 2022” donte që e ardhmja e tij të zgjidhej sa më shpejt të ishte e mundur dhe Barcelona nuk ishte në gjendje të jepte garanci.

Marrëveshja me sponsorët– Edhe pse ai nuk fitonte asgjë më tepër përveç pagave të raportuara të ofruara nga klubi saudit, kalimi në MLS është fitimprurës dhe shumë joshës për markën e Mesit. Sipas “The Athletic”, Mesi thuhet se do të marrë një pjesë të fitimeve të regjistruara nga sponsorët “Adidas” dhe “Apple”, dy kompani të lidhura me MLS-në, vetëm që ai t’i bashkohej Inter Majemit. Thuhet se ai do të ketë gjithashtu mundësinë për të zotëruar disa aksione në klubin e Bekhamit.

Familja e tij – Mesi është dukshëm një njeri familjar dhe ata janë të përfshirë në vendimet që ai merr. Ai nuk e pa veten të zhvendosej në Arabinë Saudite me familjen e tij, ndaj dhe vendimi për të zgjedhur Inter Majemin ishte më shumë se natyral dhe presioni atje do të jetë më i vogël se në Barcelonë.

lionel mesi sulmuesi argjentinas barcelona