Sport 9 Qershor 2023, 17:37

Nis keq aventura turke për Interin, futbollisti bie nga shkallët e autobusit para finales së Champions League (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Nis keq aventura turke për Interin, futbollisti bie nga shkallët e

Një episod gazmor është regjistruar mbrëmjen e djeshme, teksa skuadra e Interit mbërriti në Stamboll, ku u akomodua, për t’u përgatitur për finalen e madhe të Champions-it ndaj Sitit që do të zhvillohet ditën e shtunë. 

Për mbrojtësin e zikaltërve, Denzel Dumfris kjo aventurë në tokën turke, nuk ka nisur si duhet. Në momentin që ai po zbriste nga autobusi, holandezi është rrëzuar nga shkallët. Për fat të mirë, nuk është lënduar, por video është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale. Për më tepër shikoni pamjet: 

denzel dumfris futbollisti i interit champions league