Sport 9 Qershor 2023, 16:48

“AP” i kushton artikull të veçantë murales së Lionel Mesit në Tiranë: Shqiptarët e njohin shumë mirë futbollistin argjentinas

Shkruar nga Pamfleti

“AP” i kushton artikull të veçantë murales së

Muralja me portretin e futbollistit argjentinas Lionel Mesi, në konviktet e Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare. “The Associated Press” i ka kushtuar një artikull murales së veçantë në kryeqytetin e Shqipërisë.

Artikulli i plotë i Associates Press:

Njëra anë e konviktit për studentët e Mjekësisë në Tiranë është mbuluar nga muralja e Lionel Mesit. Piktori argjentinas Maksimiliano Bagnasko, i cili është pjesë e “Tirana Mural Fest 2023” vendosi të bëjë portretin e idhullit të tij, Lionel Mesi.

Muralja me përmasa 25×10 metra e Mesit me mjekër dhe i qeshur, i veshur me fanelën e kombëtares së Argjentinës me numrin 10, do të mbulojë një pjesë të një ndërtese në një kryqëzim pranë spitaleve në kryeqytet.

Bagnasko ka pikturuar gjithashtu një murale të Diego Armando Maradonës në Napoli, në Miami si dhe vende të tjera. Maradona fitoi një Kupë Bote me Argjentinën me fanelën me numrin 10. Më pas ai udhëhoqi Napolin drejt dy titujve të parë të ligës italiane në vitin 1987 dhe në vitin 1990 përpara se skuadra të fitonte titullin e tretë këtë sezon.

Dy ditë pasi Argjentina fitoi Kupën e Botës në Katar vitin e kaluar, Bagnasko pikturoi një murale në Buenos Aires të Mesit, ku talenti argjentinas shfaqej duke ngritur trofeun.

“Mesi është lojtari më i mirë në botë për momentin”, tha Bagnasko duke iu referuar futbollistit që tashmë ka vendosur të transferohet tek Inter Miami në Major League Soccer. “Sot bota është një tifoze e Argjentinës për shkak të Mesit.”

Helidon Haliti, piktori i cili është kuratori kryesor i “Mural Fest”, tha se Bagnasko ka krijuar edhe vepra të tjerë për konkursin.

Kur u pyet se kush ishte heroi i tij, dhe cila ishte tema kryesore e “Mural Fest 2023”, ai u përgjigj menjëherë “Mesi”.

“Ajo murale do të shënojë një moment shumë interesant sepse Mesi ishte fitues i Kupës së Botës vitin e kaluar, dhe këtë herë ai do të na bëjë ne fitues”, tha Haliti. “Unë jam i sigurt për këtë”, shtoi ai.

Tirana është Qyteti Europian i Sporteve 2023 dhe ka zhvilluar e planifikuar shumë aktivitete sportive kontinentale. Shqiptarët e njohin shumë mirë atë.

“Mesi e meriton si lojtar dhe ne shqiptarët gjithashtu të gëzojmë atë personalitet të klasit botëror”, tha 61-vjeçari Arben Stafa.

Bashkim Tufa, një analist sportiv 71-vjeçar tha se ishte i lumtur që kishte pasur të drejtë kur parashikoi që në vitin 2005 se bota do të kishte një ylli të ri “Mesi”, kur ky i fundit luajti për herë të parë me Barcelonën. Që atëherë, Mesi ka qenë vazhdimisht pjesë e shkrimeve të tij.

Triumfi në Kupën e Botës vitin e kaluar ishte “qershia mbi tortë”, sipas Tufës, duke shtuar se vite më parë, kopjet e një gazete sportive u gllabëruan nga shqiptarët duke lexuar se Mesi mund të vinte në Shqipëri.

“Tani ata kanë mundësinë ta shohin çdo ditë, ta takojnë çdo ditë dhe kjo është një kënaqësi e veçantë për shqiptarët që janë kaq të apasionuar pas futbollit dhe Mesi është personifikimi i tij”, tha Tufa.

Bagnasko ka shijuar takimin dhe bisedën me shqiptarët vendas të veshur ose duke treguar fanelën e Mesit dhe duke e përshëndetur atë.

“Argjentinasit janë me fat që kanë pasur Maradonën dhe Mesin në të njëjtën vend,” tha Bagnasko, duke treguar një tatuazh nr. 10 në parakrahun e tij të majtë.

muralja e mesit në tiranë maksimiliano bagnasko piktori argjentinas