
Gara për titullin e Serie A është ende gjallë pasi AC Milan arriti të fitojë ndeshjen e dytë në, Derby della Madonnina për herë të parë që nga sezoni 2010/11. Në San Siro, para 75.627 tifozëve që krijuan një atmosferë të pabesueshme, AC Milan fitoi derbin e Madonninës kundër Interit me rezultatin 1-0.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 35-të: Youssouf Fofana ushqeu me saktësi Pervis Estupiñán brenda zonës, dhe me një goditje të fuqishme me këmbën e majtë, ai e dërgoi topin në këndin e sipërm të majtë, portieri i Interit mbeti pa përgjigje.
Inter provoi të kthehej në pjesën e dytë me shumë zëvendësime, Denzel Dumfries, Davide Frattesi, Andy Diouf dhe të tjerë hynë për të freskuar sulmin, por Mike Maignan ishte i pathyeshëm në portën e Milanit. Ai ndaloi disa raste të rrezikshme, përfshirë goditjen e fuqishme të Piotr Zielinski-t dhe përpjekjet nga distanca të Federico Dimarco-s.
Milan nga ana tjetër solli Niclas Füllkrug, Samuele Ricci dhe Christopher Nkunku për të mbrojtur rezultatin, ndërsa Rafael Leão dhe Youssouf Fofana patën disa shanse të mira, por nuk arritën ta dyfishojnë rezultatin.
Në minutat e fundit, Interi provoi gjithçka, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Milanin që mori tre pikë të vyera dhe ngushtoi diferencën ‘ziklatriit’ kryesues.
Me këtë fitore, Interi ndodhet në vendin e parë me 67 pikë, i ndjekur nga Milani i vendit të dytë me 60 pikë.
Lini një Përgjigje