
Flamurtari fitoi 1-0 ndaj Vllaznisë në javën e 27-të të Kategorisë Superiore, në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin e Vlorës.
Goli që vendosi takimin erdhi në minutën e 35-të. Bolzan realizoi për vlonjatët dhe i dha avantazhin ekipit vendas në një ndeshje të luftuar.
Vetëm dy minuta më pas, në minutën e 37-të, Vllaznia mbeti me 10 lojtarë. Bismark u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Lorenc Trashit.
Në pjesën e dytë, skuadra shkodrane tentoi të reagojë pavarësisht inferioritetit numerik. Vllaznia krijoi disa raste për të barazuar, por nuk arriti të konkretizojë.
Pas kësaj fitoreje, Flamurtari ngjitet në vendin e nëntë me 24 pikë dhe largohet nga fundi i tabelës. Vllaznia, pavarësisht humbjes në Vlorë, mbetet në krye të renditjes me 51 pikë.

Lini një Përgjigje