TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Nëntor 2025, 15:38

“Ndihem keq, pse pikërisht unë”? Najara Ferreira rrëfehet për ‘Reuters’: Kam frikë tani

Shkruar nga Pamfleti

“Ndihem keq, pse pikërisht unë”? Najara Ferreira

Çështja “Najara Ferriera”, volejbollistja e Dinamos, e cila u pezullua nga Federata e Volejbollit pasi refuzoi fillimisht t’i nënshtrohej testit të gjinisë, vijon të bëjë shumë zhurmë, por këtë herë kjo çështje ka kaluar kufijtë, me prestigjiozen Reuters që i ka kushtuar një reportazh të plotë volejbollistes braziliane, duke sjell gjendjen e saj, reagimet e protagonistëve, si e trajnerit të Dinamos, apo kapitenes se këtij ekipi. Në rrëfimin e saj, Najara shtron disa pyetje, pse pikërisht ajo?

Dua të them, kjo është hera e parë në histori në Shqipëri që ndodh diçka e tillë, dhe e bënë këtë me mua, pse? Kjo është pyetja ime. Cili është problemi? Në këtë situatë, nuk më kanë dhënë asnjë bazë ligjore, asnjë dokument. Nuk më kanë kërkuar asgjë. Nuk kanë kërkuar, për shembull, nga Federata e Brazilit, apo diçka të tillë, asgjë. Thjesht erdhën dhe më thanë: Najara, duhet të bësh një test gjinie. Kaq. Nëse nuk e bën, je pezulluar nga kampionati dhe klubi do të humbasë 10 pikë për shkak të kësaj”.

Në intervistën e saj për “Reuters”, Najara shton se tani njerëzit e shohin ndryshe:

Ndoshta njerëzit më shikojnë dhe mendojnë: hmm, a është grua apo burrë? Pra, unë jam në këtë situatë tani. Nuk është diçka që dua të jem. Tani nuk ndihem më e sigurt. Sa herë që dal në rrugë, ndiej sikur mund të më ndodhë diçka pas kësaj", u shpreh Najara.

Ndërkohë, trajneri i Dinamos, Orlando Koja u shpreh se këto lajme, këto zëra, nuk i bëjnë mirë ekipit, ndërsa për kapitenen e këtij ekipi, Elena Bego, nuk ka asnjë dyshim që Najara është vajzë.

 

najara ferreira volejbollistja braziliane dinamo

1 Komente

  1. T
    Toni Tifozi

    Ik thyej qafen nga ke ardhur andej nga favelat e Brazilit. Ne jemi Shqiptarë e duam sportistet tona më gjak Shqiptare. Sports është kethyer ne nje shkerdhateri ne bote. Është turpi më i madh që emri i ekipeve (badge) eshte sa nje mize ne fanellat sportive e emri sponsorit zapton ter gjoksin më emrin e mutrave beduine te shkretetirave të ben për të vjelle. Sporti është i masave të argetohen pas punes se lodheshme e jo atyre që nuk e kane stimuluar vetem për fitime. Shembulli më i paster është Anglia ku psh. ekipet e futbollit me prapashtesen United kane qene ekipe të masave të varfera e ndersa ekipet më prapashtesen City kane perfaqesuar shtresat e pasura. Po të shihni shtetet që kane pasur më shume trofe i kane pasur sportistet ta paster nga raca e tyre e të perzieret janë vari ka...

    Lini një Përgjigje