TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Mars 2026, 19:01

Nga Bajerni tek Arsenali dhe PSG-ja, Mehmeti “kryefjalë” e merkatos së verës nga gjigandët e Europës

Shkruar nga Pamfleti

Nga Bajerni tek Arsenali dhe PSG-ja, Mehmeti “kryefjalë” e

Adri Mehmeti, një nga talentet më premtues të Nju Jork Red Bulls në MLS, po tërheq vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha të futbollit evropian. Mesfushori shqiptar, vetëm 16 vjeç, ka nisur të aktivizohet si titullar gjatë këtij sezoni, në të cilin bëri edhe debutimin në elitën e futbollit amerikan.

Sipas raportimeve të medias “SportsBoom”, për shërbimet e tij kanë shfaqur interes dy gjigantët e Bundesligës gjermane, Bajerni i Mynihut dhe Borusia e Dortmundit. Interes për talentin me origjinë shqiptare raportohet gjithashtu edhe nga klube të mëdha të Evropës si Arsenal, Çelsi dhe PSG.

Mehmeti konsiderohet një nga lojtarët më interesantë të brezit të tij dhe mund të jetë një përforcim i rëndësishëm për akademitë e këtyre klubeve, ku do të kishte mundësi të zhvillohej më tej përpara se të bëjë hapin drejt futbollit të nivelit më të lartë.

Në nivel përfaqësuesesh, ai ka përfaqësuar fillimisht Shqipërinë U-15, ndërsa më pas kaloi te Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mehmeti ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit me përfaqësuesen amerikane U-15. Ndryshimi për t’u bashkuar me ekipet e moshave të SHBA-së u zyrtarizua në fund të vitit 2023.

Aktualisht, sipas të dhënave të “Transfermarkt”, vlera e tij në treg vlerësohet rreth 1 milion euro. Përditësimi i fundit i vlerës është bërë në muajin shkurt, ndërsa më parë lojtari nuk kishte një vlerësim zyrtar në treg. Mehmeti ka kontratë me Nju Jork Red Bulls deri në vitin 2028.

adri mehmeti sulmuesi shqiptar gjigandët e europës

Lini një Përgjigje