
Përfundon pjesa e parë e finales së Ligës së Europës. Roma ka mposhtur “ekspertët” e këtij kompeticioni, Seviljan. Ndeshja që po luhet në Budapest është mbyllur me fitoren e verdhekuqve me rezultatin minimal 1-0.
Italianët kaluan në avantazh në minutën e 35 me Paolo Dibalën.
Sulmuesi argjentinas mori një top fantastik nga Mançini dhe pasi u shfaq para portës nuk gaboi.
Një gol që u pçasua nga protestat e spanjollëve, të cilët pretenbduan për një faull nga Matiç në mesfushë gjatë aksionit që çoi skuadrën e Murinjos te goli.