
Nis pjesa e dytë e finales ë Ligës së Europës. Sevilja ka barazuar shifrat në minutën e 55 ndaj Romës në ndeshjen që po luhet në Budapest.
Pas një harkimi nga e djathta ishte Mançini i cili devijoi në mënyrë të pafat në portën e tij.
Italianët kaluan në avantazh në minutën e 35 me Paolo Dibalën. Sulmuesi argjentinas mori një top fantastik nga Mançini dhe pasi u shfaq para portës nuk gaboi.
Një gol që u pasua nga protestat e spanjollëve, të cilët pretenbduan për një faull nga Matiç në mesfushë gjatë aksionit që çoi skuadrën e Murinjos te goli.