Sport31 Maj 2023, 21:16

Procedohet për import të 1300 kilogramëve kokainë, ish-sulmuesi i Holandës dhe Ajaksit del të hënën para gjykatës

Shkruar nga Pamfleti

Procedohet për import të 1300 kilogramëve kokainë,

Futbollisti holandez, Kuinsi Promes, akuzohet se ka importuar 1300 kilogramë kokainë, për të cilën së shpejti do të dalë para gjykatës.

Mediat e huaja raportuan sot lajmin bombastik se një futbollist i Spartakut të Moskës do të dalë të hënën në seancën paraprake, pasi dyshohet se është i përfshirë në trafik droge dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Het Parul thekson se bëhet fjalë për dy ngarkesa prej 650 dhe 713 kilogramësh, të cilat u kapën në portin e Antverpenit në fund të janarit të vitit 2020, me vlerë rreth 75 milionë euro.

Avokati i tij Robert Malevikz refuzoi të komentojë mbi rastin dhe njoftoi se ai do ta bënte këtë të hënën.

Kjo nuk është hera e parë që Promes arrestohet për shkelje të ligjit. Në dhjetor të vitit 2020, ai u arrestua me dyshimin se theri me thikë kushëririn e tij në një festë familjare.

Ai kaloi dy ditë në burg para se të lirohej.

Meqë ra fjala, Promes është ende aktiv dhe luan për Spartakun e Moskës në nivelin më të lartë dhe këtë sezon shënoi 20 gola dhe dhuroi shtatë asiste në 26 ndeshje.

Promes ka bërë 50 paraqitje për kombëtaren holandeze dhe dikur ka qenë lojtari më i mirë i kësaj kombëtareje, ndërsa ka veshur fanelën e Sevijas, Tuentes dhe Ajaksit.

kuinsi promes ish-sutbollisti i ajaksit dhe holandës